Bekteshi:Kërçova me kapacitet të ri energjitik

0
04.01.2019 ,Shkup
Energjetika dekadave të fundit është veçuar si një nga veprimtaritë më të rëndësishme
dhe sot ajo paraqitet si kërkesë themelore universale për zhvillimin ekonomik të një
vendi apo rajoni prandaj si ministër përgjegjës për energjetikë duke pasur në rend të
parë qytetarin dhe furnizimin e tij të sigurtë dhe afatgjatë me energji me përkushtimin më
të madh po punojmë që gradualisht të plotësojm dhe lehtësojmë kërkesat e tyre, u
shpreh ministri Bekteshi në fjalimin e tij përshëndetës me rasn e pjesëmarrjes së j
në ceremoninë solemne me rasn e nënshkrimit të marrëveshjes për kredi mes
BERZH-it dhe SH.A.ELEM për ndërtimin e centralit fotovoltaik Oslomej me një kapacitet
të instaluar prej 10 MW me gjenerim të planifikuar vjetor të energjisë elektrike prej 14.6
GWh.
Në këtë drejtim, duke dashur që të sigurojmë nevojat për energji elektrike, Republika e
Maqedonisë ka ndërmarrë aktivitete intensive për tërheqjen e investimeve të huaja dhe
vendase në sektorin energjetikë, veçanërisht në pjesën për prodhimin e energjisë
elektrike shtoi Bekteshi duke theksuar se aktet e këtilla do rrisin kapacitetet energjetike
dhe fuqinë punëtore në këtë pjesë.
Bekteshi shtoi se implementimi i projektit Centrali Fotovoltaik Osllomej do të rrisë pjesën
e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në RM , e cila do të kontribuojë në
përmbushjen e angazhimeve strategjike të vendit në përputhje me marrëveshjet
ndërkombëtare.
Në ish depozitat e qymyrit në REK Oslomej me një afat prej një viti do të ndërtohet
centrali fotovoltaik prej 10 megavatësh dhe do dë angazhohet fuqi punëtore e kualifikuar.
Investimi arrin në shtatë milionë euro, nga të cilat 5.9 milionë euro kredi nga Banka
Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe fondet tjera do të sigurohen nga vet ELEM-i.
Prodhimi total vjetor i këtij centrali të ri fotovoltaik është rreth 15 orë gigavat, i
mjaftueshëm për të mbuluar nevojat vjetore të rreth 2000 familjeve. Projekti është i
rëndësishëm jo vetëm nga aspekti i vlerave të energjisë, por edhe nga aspektet sociale
dhe mjedisore duke ndihmuar rajonin e Kërçovës në përmirësimin e ambientit jetësorë
dhe investimet e mëtutjeshme energjetike.