Interi dhe Napoli në garë të madhe për Barellan

0

Interi dhe Napoli besohet të jenë në bisedime me Cagliarin për talentin Nicolo Barella, por italian do të kushtonte rreth 50 milionë euro.

Mesfushori italian është bërë njeriu kryesor për klubin e tij, dhe gjithashtu ka impresionuar për Italinë në Ligën e Kombeve.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri i njohur Carlo Ancelotti është një tifoz i madh i Barellas dhe Napoli janë gati të bëjnë lëvizjen e tyre për të siguruar italianin.

Napoli gati ta fitojë garën për Barellan, ofron para dhe dy futbollistë për italianin

Napoli po kërkon të ndërtojë ekipin për të ardhmen, dhe madje mund ta nënshkruajë me Barellan qysh në janar dhe ta huazojë atë deri në fund të sezonit.

Nicolo Barella (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver

Megjithatë, transferimi i italianin nuk do të jetë i lehtë pas ka konkurrencë të madhe për shërbimet e tij.

Interi është gjithashtu i interesuar, por Nerazzurrët do të duhet të presin deri në verë për të bërë ndonjë marrëveshje.

Marotta afër emërimit, Interi ndjek objektiva të njëjta me Juventusin

Nerazzurrët po veprojnë nën kufizimet financiare të Fair Play-it, dhe me Cagliarin që kërkon rreth 50 milion euro për të shitur xhevahirin e tyre, Interi thjesht nuk mund ta përballojnë atë.