Gjyqtarja Dimishkova: Nuk kam nevojë për sigurim të policisë

0

Gjyqtarja, Vesna Dimishkova e cila i caktoi masën e paraburgimit për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, për “Makfax” ka demantuar lajmet se ka kërkuar personalisht sigurim nga policia, pasi që në opinion flitej se në veturën e saj janë gjetur disa letra, pas daljes nga paraburgim të Mijallkovit.

“Nuk kam kërkuar sigurim dhe nuk kam nevojë për sigurim”, tha Dimishkova. Gjyqtarja tha se bëhet fjalë për ngjarje para një muaj e cila e ka informuar edhe kryetarin e gjykatës, me çka rasti është lajmëruar edhe në polici.

Nga MPB për “Makfax” përgjigjen shkurt se policia vepron sipas vlerësimeve të sigurisë dhe në përputhje me këtë merrë masat e duhura.