Fillon përtëritja vjetore e dokumenteve të ndihmës sociale

0

Përtëritja e dokumenteve për të gjithë shfrytëzuesit e ndihmës sociale në para fillon prej nesër, informoi Institucioni publik Qendra ndërkomunale për punë sociale. Shfrytëzuesit do të duhet të parashtrojnë kërkesë të re, ndërsa formularët e nevojshëm do t’i marirn nga Qendra.

Gjatë dorëzimit të formularëve duhet të kenë letër njoftim valid për vete dhe për të gjithë anëtarët e rritur të familjes, ndërsa dokumentacionin tjetër të nevojshëm Qendra do ta furnizojë sipas detyrës zyrtare.

Përtëritja e dokumenteve zgjat përfundimisht me 28 janarin të vitit 2019.