Rama çeqe për tre fëmijët e parë të 2019: Erdhën fiks për të ilustruar politikën e re të Bonusit

0

 

Këtë mëngjes kreu i vendit ka vizituar maternitetin Koço Glozheni, nga ku ka takuar tre nënat dhe foshnjat e tyre, të cilët lindën të parët për këtë vit.

Në një postim në Instagram, Rama ka treguar se fëmija i pari që ka lindur [për 2019, është Aleksi, i cili vjen si fëmija i tretë në familjen e tij, e kështu përfitoj 120 mijë lekë të reja falë bonusit për bebet.

“Mirëmengjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve🤗I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete😉Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja😀Tre të parët kanë ardhur fiks si për të ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes😂 GEZUAR e me shëndet e mbarësi, të gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës të këtij Viti të Ri😆”, ka shkruar Rama.