Kosovë, 5 të lënduar nga mjetet piroteknike

0

Në 8 orëshin e parë të këtij viti, Klinika Emergjente në Prishtinë ka trajtuar gjithsej 65 raste.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Skender Fetahu ka bërë të ditur për KosovaPress se prej tyre, 5 ishin aksidente trafiku dhe 5 të tjera lëndime nga mjetet piroteknike.

Krahasuar me vitet e kaluara, Fetahu thotë se numri i të lënduarve në natën e ndërrimit të moteve ka shënuar rënie.

Rrjedhimisht, këto shifra flasin për një vetëdijesim të popullatës në përdorimin e mjeteve piroteknike

SPONSORED CONTENT