Aksident trafiku në Strugë, vetura del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë betoni

0

Me 30.12.2018 rreth orës 03.25 është lajmëruar në polici se në rrugën regjionale afër fshatit Moroishtë, vetura e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Struga e drejtuar nga H.V.(30) nga fshati Livadhi, Strugë, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë betoni, transmeton Almakos.

Në aksident është lënduar lehtë shoferi, ndërsa është lënduar rëndë bashkëudhëtari në veturë H.Sh.(26) nga fshati Livadhi, Strugë, të cilët me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar  në spitalin “Shën Erazmo-Ohër”.

Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Strugë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.