Tragjedi në Prilep, burri vret gruan në sy të fëmijës

0

Në qendër të Prilepit, në lagjen “Trizla”, në orët e mbrëmjes pas një zënke mes një çifti, burri 36-vjeçar ka vrarë bashkëjetuesen e tij 33-vjeçare.

Vrasësi është partneri i saj me të cilin kanë bashkëjetuar për shumë vite. I dyshuari i moshës 36-vjeçar e ka goditur viktimën disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës së dhjetëvjeçar të viktimës.

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka bërë inspektim në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip inspektimi nga Ministria e Brendshme. Gjithashtu, janë siguruar gjurmë që do t’i nënshtrohen analizave të ekspertëve. Prokurori publik dha urdhër për kryerjen e autopsisë së trupit të vdekur. I dyshuari nuk është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar menjëherë nga ana e policisë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Themelore Publike