Në Britani po shtohen aksidentet e shkaktuara nga shpejtësia e ulët

0

Numri i aksidenteve të shkaktuara për shkak të zhvillimit të shpejtësisë së ulët në Britani është rritur për një të tretën. Sipas të dhënave zyrtare, në Britani të Madhe janë shkaktuar 175 aksidente për shkak të shpejtësisë së vogël vetëm gjatë vitit 2017.

Kjo shifër paraqet një rritje prej 31 për qind krahasuar me numrin e aksidenteve të vitit paraprak. Ndonëse aktivistët për siguri në trafik shumicën e kohës përqendrohen në luftimin e shpejtësisë së lartë në trafik, një zyrtar i trafikut ka thënë se vozitja e ngadalshme mund të jetë poaq e rrezikshme.

Vozitja nën shpejtësinë e lejuar në Britani të Madhe dënohet me heqjen e tri pikëve nga leja e vozitjes dhe gjobë prej 100 funtesh. Ndonëse policia në shumicën e rasteve jep vetëm vërejtje me gojë, gjoba mund të shkojë deri në pesë mijë funte dhe heqje e nëntë pikëve nga leja e vozitjes, nëse rasti shkon në gjykatë.

Autoritetet thonë se rritja e numrit të vozitësve të ngadalshëm mund të jetë pasojë e mplakjes së popullsisë dhe rrjedhimisht rritjes së moshës mesatare të vozitësve aktivë. Sipas një ankete të zhvilluar nga kompania “Hyundai”, vozitja e ngadalshme është shkaktari i shtatë i aksidenteve në Britani të Madhe, shkruan “Daily Mail”