LSDM-BDI, të kënaqur që fjalimi i Ivanovit është i fundit (VIDEO)

0

Partitë në pushtet siç pritej dolën me komente kritike për fjalimin e presidentit Ivanov. Emërues i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së është ajo se janë të kënaqur nga një çështje – ajo është fakti se ky është fjalimi i fundit i Ivanovit si president i shtetit. Nga VMRO-ja e përshëndetën qëndrimin politik të Ivanovit për ta pranuar vullnetin e qytetarëve në Referendumin e dështuar, duke treguar, siç vlerësuan, qëndrimin konsistent në përcaktimet e tij politike.

Ky është fjalimi i fundit i njeriut që në mënyrë të padinjitetshme dhe në dëm të shtetit ushtronte postin e Presidentit. Gjorge Ivanov nuk ia doli dhe nuk do t’ia dalë që ta pengojë përparimin e Republikës së Maqedonisë. Lajmi tashmë i njohur është ai se edhe në këtë fjalim e konfirmoi rolin e tij të elementit antiperëndimor dhe antipopullor”- pohoi Kostadin Kostadinov, LSDM.

E pranoj referendumin si vullnet i qytetarëve për ta ruajtur Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ashtu siç është, meqë referendumi i pasuksesshëm me të vërtetë është udhërrëfyes edhe për deputetët, por edhe për pushtetin ekzekutiv, edhe për Presidentin se shumica e qytetarëve nuk pajtohet me zgjidhjet e imponuara që pushteti tenton që përmes shantazheve, amnistive dhe pazarllëqe tjera politike t’i shndërrojë në një marrëveshje që bie ndesh me vullnetin e popullit, e që e kanë nënshkruar”- tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.