Strugë: Ramiz Merko sfidon Këshilltarët e Aleancës, për buxhetin…!!!!

0

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e fundit e Këshillit Komunal, për 2018-ën, ku në fokus kryesor kishte buxhetin e Komunës së Strugës për vitin 2019. Duket se mbledhja nuk ka qënë e qetë sepse Buxheti kaloi pa votat e Aleancës Për Shqiptarët, VMRO-së dhe Besës. Gjithsesi në këshill arriti numri për miratimin e Buxhetit 2019. Pasi u miratua buxheti, kryetari I Komunës së Strugës, kritikoi këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët që nuk votuan Për (PRO) Buxhetit. Gjithasht ai u shpreh se mos votimi I Buxhetit është një pengesë e qartë që I behet projekteve për përmirsimine e kushteve për qytetarët në Komunën e Strugës. Madje Z.Merko I sfidoi këshilltarët që nuk votuan Buxhetin,duke i thene që nuk e meritonin rrogën madje që ata vetë të mos pranonin ti merrnin rrogat e tyre, nga që votuan kundër Buxhetit, që në brëndësi janë të planifikuara dhe rrogat për Këshilltarët e Këshillit Komunal.

Ky reagim I Aleancës për Shqiptarët është dukshëm një reagim politik, kundër progresit të Strugës. Në fjalën e tij Z. Merko gjithashtu citoi dhe largimin në masë të të rinjëve nga Qyteti I Strugës, duke u shprehur se mos votimi I buxhetit është një element I cili, siell ndalimin e politikave rinore në kuadër të Komunës së Strugës. Pra ky veprim I këshilltarëve është faj I madh kundrejt qytetit të Strugës, fëmijëve dhe të rinjëve./Strugalajm.org