Maqedonia shpallet si vendi më i keq për të jetuar

0

Maqedonia është në vendin e fundit në Evropës sipas “cilësisë së jetesës”, thotë firma për menaxhment global Boston Consulting Group (BCG), një nga firmat botërore për biznes-strategji në raportin e saj për vitin 2016, njofton mkd.mk.

BCG e mat “mirëqenien e qëndrueshme” të një vendi dhe në bazë të 44 indikatorëve. Indikatorët, mes tjerash, masin normën e papunësisë, inflacionit, përhapjen e sëmundjeve, cilësinë e arsimit dhe infrastrukturës, gjendjen e mjedisit jetësor, kontrollin e korrupsionit, lirinë e shtypit dhe shumë indikatorë të tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.