Gjeorgjievski emërohet ushtrues detyre kryetar i Ohrit

0

Konstantin Gjeorgjievski nga LSDM në disa muajt e ardhshëm, deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale, do ta kryej funksionin e “ushtruesit të detyrës” kryetar i Ohrit. Përzgjedhja e tij vjen pasi më 15 dhjetor papritmas ndërroi jetë kryetari i komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski. Gjeorgjievski paralajmëroi se obligimi i parë i tij do të jetë miratimi i buxhetit të komunës që institucioni në fjalë të funksionojë normalisht. Pritet që zgjedhjet parlamentare të mbahen në pranverë, së bashku me presidencialet, ndërsa kjo pritet të ndodhë edhe në komunën e Dibrës dhe Novo Sellës.

“Nuk jam as i lumtur e as i kënaqur që sot, në këtë mënyrë dhe nën këto rrethana emërohem në këtë funksion. Gjithashtu jam i vetëdijshëm se askush prej jush nuk është i lumtur. Prej sot, obligimi im ndaj personit që i pari e fitoi besimin tim, do të jetë edhe më i madh…”, deklaroi Konstantin Gjeorgjievski, u.d kryetar i Ohrit.