Porti i Ohrit, institucionet heshtin për riparimin

0

Derisa porti i qytetit në Ohër vazhdon të shkatërrohet, institucionet kompetente e hedhin topin te njëri-tjetri lidhur me atë se kush është kompetent për riparimin e tij. Komuna shprehet se pa ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe pa atë të Mjedisit Jetësor, komuna nuk ka kurrfarë kompetencash për të ndërmarrë diçka. Në port janë dëmtuar edhe disa nga pjesët mbështetëse, ndërsa një pjesë e gurëve është jashtë bazës.

Ne si vetëqeverisje lokale, para së gjithash nuk kemi kurrfarë kompetencash dhe nuk do të hyjmë në asnjë projekt pa u bërë paraprakisht analiza gjeo-mekanike dhe gjithë ajo që e kërkon shkenca në rast përfundimtar, për rekonstruksionin e portit të qytetit. Nuk duhet të përjashtohet fakti se kompetenca është e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor“. – tha Tome Xhamtoski – Komuna e Ohrit

Nga Kapedania e Ohrit kohë më parë deklaruan se për gjendjen e portit e kanë informuar edhe komunën dhe se është e madhe nevoja për riparimin e pjesëve të dëmtuara.

Gjithashtu është e madhe nevoja edhe për sendërtim meqë nga viti në vit kemi gjithnjë e më shumë objekte lundruese që duhet të sistemohen diku“ – u shpreh Goran Ustijanoski – kapedan i porteve Ohër

Alsat kërkoi përgjigje nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nëse dhe kur planifikon riparimin e portit. Deri tani nuk morëm përgjigje. Krahas vjetërsisë, arsyeja për gjendjen e këtillë qëndron edhe në motin e keq pranveror të shoqëruar me dallga të fuqishme dhe nivel të lartë të ujit të liqenit. Porti i qytetit është ndërtuar në vitin 1938.

Miki Trajkovski