Nga Dr.Arben Ramkaj: Muxhahedinët, dhe lojërat gjeopolitike

0

Muxhahedinët, dhe lojërat gjeopolitike

 

Nga Dr.Arben Ramkaj

 

Tërheqja e trupave amerikane nga lindja e Eufratit dhe totalisht nga Siria, konsiderohet si një fitore dhe si një triumf i jashtëzakonshëm i aleancës dhe i marrëveshjes midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas disa analistëve dhe burimeve nga Shtëpia e Bardhë, kjo lëvizje erdhi pas një telefonate që zhvilluan ndërmjet tyrepresidentët Trump dhe Erdogan. Kjo tërheqjeçoi Sekretarin e Mbrojtjes Amerikane drejt dorëheqjes.

Në të njëjtën kohë dhe në prag Krishtlindje,Presidenti Amerikan shpalli edhe fitoren historike të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj kundër ISIS-it.Megjithëse kërcënimi i Isis-it nuk ka mbaruar, pasi sulmet e tyre në Siri dhe Irak vazhdojnë, por dhe gjetkë në Europë.

Presidenti amerikan e bëri këtë deklaratë historike që për hir tësë vërtetës nuk pati jehonë në arenën ndërkombëtare.

Tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, e priti mirë edhe presidenti iRusisë, Vladimir Putin, i cili është shprehur se kjo është mënyra e duhur për të patur paqe në Siri.

Ndërkohë mesaduket konflikti i shtetit të Iranit me ShBA-nëdhe vendet e gjirit ka arritur kulmin, ‘luftae ftohtë’ e deklaratave mes Uashingtonit dhe Teheranit është pothuajse e përditshme, SHBA, Izraeli dhe vendet e Gjirit po kërkojnë masa më të ashpra dhe garanci absolute për sa i përket marrëveshjes së prodhimit të armëve bërthamore nga Teherani, garanci këto që nuk po arrihen në tavolinë.

Shtëpia e Bardhë kërkon gjithashtu edhe minimizimine rolit të Iranit në Siri. Kufizimine ndikimit tëIranit në Irak, Liban, Bahrein e më gjerë, për këtë u vendosën sanksione kundrejt ushtrisë militante të hezbullahit dhe gjithashtu ushtrimin e presionit ndërkombëtar për mundësinë e arritjessë paqes në Jemen, pas trazirave tëmëdha që janë shkaktuar atje për shkak të përleshjeve mes rebelëve Huthi dhe qeverisë legale, e cila tashmë ka rënë.

Në këtë kuadër, edhe shumë vende europiane pas marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 marrëveshje e cila ishte rezultat i negociatave të ndërlikuara dhe të vështira të cilat i dhanë suksese palëve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje.Ndryshimi i kursit politik të SHBA-së u prit me refuzim nga vendet Europiane.E megjithatë vendet Europiane të rëndësishme kanë ndërmarrë disa nisma presioni kundrejt Teheranit zyrtar, duke larguar nga vendet e tyre disa diplomatë iranianë, sikurse ishte dëbimi i disa diplomatëve nga Franca, pasi u vërtetua se ata ishin të përfshirë në përpjekjet për vrasjen e disa opozitarëve iranianë.

Gjithashtu edhe Holanda me Belgjikën kanë përzënë nga vendet e tyre diplomatë iranianë, çka ka sjellë ashpërsimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të Europës me Iranin.Por njëherazi, vendet europiane janë të gatshme për vazhdimësinë e marrëdhënieve paqësore me Iranin, si dhe vazhdimin e marrëveshjes bërthamore, por edhe refuzimin e saksioneve të njëanshme të ShBA.

Gjithashtu edhe Shqipëria ka kohë qëështë bërë palë në konflikt.Ajo u bë palë në momentin që priti opozitën iraniane në Tiranë, jo pak por të gjithë banorët e kampit Ashraf të Irakut.

Dëbimi idisa ditëve më parëtë ambasadoritiranian në Tiranë, dhe një diplomati tjetër, u bë me arsyetimin se ata ishin të përfshirë në përgatitjen e disa sulmeve terroriste në Shqipëri dhe eleminimin e opozitarëve iranianë në vend.

Kjo lëvizje e qeverisë shqiptare vjen në një moment kur protestat studentore në vend janë duke ushtruar presion tek ajo për plotësimin e disa kërkesave, por edhe presioni i opozitës që është gjithmonë i vazhdueshëm.

Veprimi Shqipërisë bëri bujë ndërkombëtare, ai u përshëndet personalisht nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky i fundit i dërgoi një letër kryministrit Edi Rama, ku midis të tjerash theksoi edhe një herëse Shqipëria është një partner strategjik i SHBA-së, në rrugëtimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit.

Opionini publik shqiptar ishte paksa i përgatitur për një vendim të tillë. Raportete qarkulluara nëmedia, sipas të cilave anëtarët e lëvizjes opozitare iraniane që jeton në Shqipëri dhe drejtohen nga Marjam Rajavi, janë shprehur shpeshherë për frikën që u kanoset atyre në Shqipëri nga shërbimet e fshehta iraniane, deri në eleminim fizik.

Në fakt Shqipëria është një vend mjaft i vogël përsa i përket pozitës në politikat ndërkombëtare.

Pranimi i anëtarëve të opozitës iraniane në Shqipëri është një lëvizje e fortë e shtetit shqiptar, por që mund tëkrijojë probleme gjeopolitike në rajon, për faktin se vetë qeveritë e mëdha dhe vendimmarrëse në botë, mund të merren vesh, ashtu siç edhe mund të krijojnë shumë shpejt edhe konflikte.

Mjafton të përmendin largimin aktual tëtrupave amerikane nga Siria, “braktisjen” e Partisë Demokrate Kurde, e cila ishte aleatja mëe madhee aktoreve ndërkombëtarë në luftën në terren të Isisit për të kuptuar që dinamika e vendimmarrjes nëLindjen e Mesme ndryshon në mënyrë të shpejtë dhe tëpaparashikuar nga vendet e vogla.

Kjo ndodhi pas një marrëveshjeje të rëndësishme mes aktorëve të mëdhenj rajonalë në Lindjen e Mesme dhe kthimin e Turqisë si aktorja mëe besueshmme rajonale dhe ndërmjetëse e besueshme midis SHBA-së dhe Rusisë.

Analistëtizraelitë dhe kurdët separatistë e konsiderojnë lëvizjene fundit si një pabesi të SHBA-së dhe thikëpas shpine.

Ëndrra kurde për një shtet të pavaruar dhe autonom në kufi me Turqinë u varros njëherë e përgjithmonë.

Ti kthehemi dhe njëherë shpalljes ‘non grata’ të diplomatëve iranianë, ndërsa vendet e tjera të Europës kanë larguar pak muaj apo javë më parë diplomatë të dorës së dytë, për të njëjtat arsye Shqipëria largoi direkttitullarin e ambasadës së Iranit,një masëkjo dispropocionale, që mund të ketë efektet e veta në përshkallëzimin e tensioneve mes dy vendeve, në një kohëkur vendi ynë ka mjaft sfida të tjera, kryesisht të brendshme.

Ndërkaq, edhe mbi muxhahidinët pikëpamjet e fuqive perëndimore, kanë ndryshuar në varësi të konjukturave ndërkombëtare. Siç dihet,muxhahedinët iranianëjanënjë lëvizje opozitare në mërgim, që synojnë rrëzimin e republikës islamike të Iranit.

Lëvizja u themelua në vitin 1965 nga një grup studentësh me prirje tëmajta,për t’u shndërruar më vonë në një organizatë nacionaliste, që kishte si mision rrëzimin nga pushteti tëShahuttë Iranit, Muhamed Reza Pahlavi. MEK luajti njërol aktiv në protestat brenda vendit.

Shumë pjesëtarë të saj u ekzekutuan e u burgosën, por rezistenca e tyre çoi në rrëzimin e mbretit në vitin 1979.Por pas Revolucionit Islamik, lëvizja hyri në konflikt edhe me regjimin pasues fondamentalist të Ajatollah Khomeinit, dhe u vu në shënjestër të sulmeve të Hezbollahut.

Në fund të vitit 1981 shumë anëtarë dhe mbështetës të saj u larguan jashtë vendit, dhe qendra e tyre kryesore e strehimit u bë Franca.Në vitin 1986, lëvizja e zhvendosi bazën e operacioneve në lindje të Irakut, por situata ndryshoi me pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003.

Forcat amerikane sulmuan objektivat e tyre, arritën më pas njëarmëpushim dhe pas çarmatosjes, u vendos që ata të mbaheshin në kampin Ashraf, njëish-bazë ushtarake irakiane. Ky grupim,që më parë ishte klasifikuar si njëorganizatë terroriste nga SHBA për shkak të vrasjes së personelit amerikan në Iran gjatë viteve 1970, dhe për shkak të lidhjeve me ish-diktatorin irakien Sadam Husein, u hoq nga lista e zezë.

Por me tërheqjen e amerikanëve nga Ashrafi në vitin 2011, nisën aktet e dhunës mes tyre dhe ushtarëve irakianë. Muxhahidinët u zhvendosën në kampin Liria, jashtë Bagdadit. Për shkak tëpasigurisë për jetën, lindi edhe nevoja e zhvendosjes së tyre nga Iraku drejt vendeve të tjera, mes të cilave ishte edhe Shqipëria.

Pas disa muajshnegociatash me SHBA-në, qeveria Berisha ra dakord për strehimin e një pjese të

tyre, dhe një vit më pas u strehua grupi i parë prej 210 muxhahedinësh. Me ngritjen e qendrës së posaçme në Manëz pranë Durrësit, numri ityre ka mbërritur në rreth 3200.

Që 6 vite më parë, zyrtarë dhe mediat shtetërore në Iran, e paralajmëruan Tiranën

zyrtare për rreziqet e këtij hapi,sipas tyre të pamenduar, që ishte hedhur me pranimin e muxhahidinëve, që ishin refuzuarnga shumë vende të tjera të Lindjes së Mesme apo Europës.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deklarata më e fundit e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Iraniane,qëi sugjeroi Shqipërisë të mos bëhet pjesë e lojërave të mëdha përsa i përket terrorizmit dhe elementëve të kësaj natyre, pasi këto janë çështje të një konflikti midis SHBA-ve dhe Iranit.

 

Jetojmënë kohë të trazuara, përsa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare. Prandaj, lipset tëketë një konsensus të gjerë politik mbi elementë të kësaj natyre, përsa i përket pritjes së opozitarëve nga vende të ndryshme të botës, shpresoj që konteksti i pritjes të jetë vetëm human dhe jo me kontekst politik.Negociatori amerikan, Robert Guy Torricelli, ish-senator dhe ish-kongresmen, tha 2 vite më parë në një intervistë për një media shqiptare, se Shqipëria u përzgjodh për vendosjene muxhahidinëve për disa arsye:lidhjes së fortë Shqipëri-SHBA, faktit qëështë një vend me shumicë myslimane,afërsisë sipas tij kulturore dhe klimës së përafërt.

I pyetur se sa do të qëndrojë këtu ky komunitet, zyrtari amerikan nuk dha asnjë afat, ndërsa nuk ngurroi të parashikojë se do të qëndrojnëedhe për shumë kohë. “Asnjëherë nuk dihet se kur më në fund do të marrë fund diktatura në Iran. Ne shpresojmë së shpejti, por mendoj se duhet

të planifikojmë që anëtarët e MEK do të jetojnë këtu për një kohë të gjatë”- u shpreh ai.

Kjo do të thotë që sfidat që bart prania e tyre në Shqipëri, disa prej të cilave të paralajmëruara, do të vazhdojnë të ekzistojnëpër një kohë të pacaktuar. Ndaj lind vetiu pyetja:mos vallë Shqipëria 6 vjet mëparë, pranoitë marrë përsipër një barrë shumë më të madhe, nga sa mund ta përballonte?

Këtë do ta tregojë koha, por leksioni që mësojmë nga ngjarje të tillaështë që kujdesi me lojërat gjeopolitike, duhet të jetë maksimal. Pasi ka edhe elementë të tjerë të cilët mund të lidhen gjithashtu me rajonin, i cili është gjithashtu i trazuar për shkak të marrëveshjes së re e cila pritet tënënshkruhet midis Kosovës dhe Serbisë.

Një marrëveshje, qëpër shumicën e politikanëve kosovarë dhe shqiptarë është e pamundur të arrihet, dhe ështëmadje e paarsyeshme. Por politikat e sotme nderkombëtare, janë në një vrull të përshpejtuar dhe ndryshojnë shumë shpejt.

Le të shpresojmëqë këto veprime të qeverisë shqiptare, përsa i përket marrëdhënieve të ndryshme ndërkombëtare, të jenë në dobi edhe të kauzës së shqiptarëve. Por edhe tëminimizimittë konflikteve, dhe pasojave që mund të vijnë nga këto vendimmarrje.