DIPLOMAT E UNS-SË NË TË TRE CIKLET E STUDIMIT JANË NJOHUR NGA ORGANI MË I LARTË I NOSTRIFIKIMIT TË DIPLOMAVE FOREIGN CREDIT (ANËTARE E AICE)

0

DIPLOMAT E UNS-SË NË TË TRE CIKLET E STUDIMIT JANË NJOHUR NGA ORGANI MË I LARTË I NOSTRIFIKIMIT TË DIPLOMAVE FOREIGN CREDIT (ANËTARE E AICE)

Një njohje e madhe për reputacionin ndërkombëtar dhe vlerësimet e diplomave të UNS në korniza ndërkombëtare ka ardhur nga ShBA-të. Përkatësisht, diplomat e studentit d-r Stefan Velanovski nga UNS, në të tre cilket e studimit janë njohur nga ana e organit më të lartë për nostrifikim të diplomave të huaja në ShBA, Foreign Credit, që është anëtare e AICE.
Ajo çka I jep vlerë plotësuese nostrifikimit të diplomave të Stefan Velanovski, është fakti se të njëjtat janë njohur si “regionally accredited university in the united states”, që është njohja më e lartë që mund të arrihet në ShBA, që jepet vetëm me nostrifikim të diplomave të dhëna nga universitete të nivelit të lartë botëror. Me njohjen e këtyre diplomave , pa qenë enevojshme dhënia e provimeve plotësuese, D-r Stefan, fitoi të gjitha të drejtat që gëzojnë studentët e diplomuar në universitetet e rangimit të lartë amerikan.
Diplomat që janë njohur në ShBA dhe kanë nostrifikim të tillë ju mundësojnë pronarëve të tyre të aplikojnë për punë në kompanitë më të ranguara. Duke pasur parasysh faktin se edhe diploma e ciklit të trertë e Stefanit, e ka fituar pot ë njëjtën njohje, shpresojmë që së shpejti D-r Stefan do të na informojë që ligjëron në njërin nga universitetet amerikane lartë të ranguara.
Nostrifikimi I diplomave në të tre ciklet studiuese në ShBA, është plotësuese për vlerat e diplomave të UNS-së , të cilat pa asnjë problem njihen gjithkund nëpër botë. Fakti që ShBA janë vendi me sistemin e arsimit më të zhvilluar në botë dhe ky vend pa asnjë problem njeh diplomat e UNS në të gjitha cilket e studimit, fuqishëm e afirmon reputacionin ndërkombëtar të UNS-së.