VIDEO: Strugë/ “Shkëndijë Shprese”, Projekti humanitar i studentëve të UNS!

0

Studentët e vitit të tretë , Fakulteti i Shkencave Juridike,Ekonomike dhe IT në kuadër të lëndës “Shoqëria civile dhe organizatat joqeveritare”, nën moton “HUMANIZMI ËSHTË GARA JONË E VETME” prezantuan projeket e tyre humanitare të zhvilluara gjatë dy muajve të fundit.
Në këtë garë humanitare morën pjesë tre projekte:
1.”Shkëndijë shprese”
2.”Ditë dielli”
3.”Dhuro dhe ti”

Të gjithë projektet u vlerësuan maksimalisht nga juria dhe publiku për realizimin me sukses të misionit të tyre humanitar dhe sensibilizimit të shoqërisë për të dhënë më shumë dashuri në këto ditë të fundit të vitit.Juria unanimisht zgjodhi si fitues grupin “Shkëndijë shprese”edhe pse fitues ishin të gjithë për idetë, realizimin,frymën bashkëpunuese dhe mesazhin që I përcollën shoqërisë.

Studentët e UNS edhe njëherë dëshmuan vlera tē paçmueshme të solidaritetit dhe humanizmit. Me këtë video ku do shihni realizimin e aktiviteteve të tyre humanitare, ju urojmë një fundjavë të mbarë.