Eshtë ngritur padi penale kundër personit nga Ohri për publikime kërcenuese në “fejsbuk”

0

Eshtë ngritur padi penale kundër personit nga Ohri për publikime kërcenuese në “fejsbuk”

Policia ka ngritur padi penale kundër personit nga Ohri i cili ka publikuar shkrime me përmbajtje kërcenuese ne “fejsbuk”.

Sipas informatave të policisë, kundër A.N. (22) është ngritur padi penale për veprën penale rrezikimin e sigurisë. Ai më 12 Qeshor të këtij viti rreth orës 23, prej profilit të tij në rrjetit social “fejsbuk” të cilin e ka administruar personi, ka publikuar shkrime me përmbajtje kërcenuese.