Sylejmani:”REXHEP MALAJ DHE USHTRIA E KOSOVËS”

0

REXHEP MALAJ DHE USHTRIA E KOSOVËS

Përfundimi i luftës në mes UÇK-së dhe Serbisë pushtuese dhe pas bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë dhe pozicionet e saj luftarake në Kosovë, solli çlirimin e Kosovës nga pushtuesit dhe tradhëtarët!
Nga Kosova u largua i tërë aparati ushtarako-policor serb dhe u vendos pushteti i UÇK-së dhe i UNMIK-ut!
Ardhja e formacioneve çlirimtare dhe e Komandës së Shtabit të ZOK të UÇK-së në Gjilan dhe tërë Zonën, ishte ngjarje e madhe dhe historike!
Në shenjë nderimi e respekti për krijimin e formacioneve të para luftarake dhe formimin e Partisë së Luftës të Kosovës, por edhe kontributin e madh në luftën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia pushtuese të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, Komanda e Shtabit të ZOK-ut të UÇK-së në mbledhjen e saj në Selinë e tij në fsh. Kishnapole në shtëpinë e Feriz Muratit-Fera, me vendim unanim vendosi që në mënyrë simbolike në Gjilan Komanda e Shtabit te vendosej ne shtëpinë e Heroit të Kombit Rexhep Malaj!
Pas luftës në nderim të kësaj ngjarje të madhe e të shënuar në historinë e pasluftës së UÇK-së, në shtëpinë e Simbolit të Qendresës, Heroit të Kombit Rexhep Malaj u vendos pllaka e UÇK-së!
Më 14.12.2018 Kosova u bë me USHTRI të pranuar e të njohur nga SHBA- të dhe aleatë të tjerë të mëdhenj të popullit shqiptar!
Kjo ngjarje e madhe e bën edhe më të lavdishëm vendimin historik për të nderuar me vendosjen e Shtabit në shtëpinë e Heroit Rexhep Malaj!
Lavdi Heroit të Kombit Rexhep Malaj!
Lavdi të rënëve për liri!

Ismet Sylejmani
16.12.2018!