Reformat në NATO dhe BE, pa opozitën?!

0

Opozita  në vend ndjehet e përjashtuar nga procesi i reformave të nevojshme për anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Nga partia më e madhe opozitare VMRO DPMNE akuzojnë pushtetin se synon t’i realizoj reformat me deputetët e përjashtuar nga kjo parti, që sipas tyre nuk përfaqësojnë opozitën.

Ajo që pushteti po e bën tani është mos-lënie hapësire për punë në drejtim të proceseve të reformave. Ajo që Zoran Zaev dhe pushteti i tij dëshiron tani ta tregojë, paralajmëron disa reforma, megjithatë paralajmëron reforma me ndihmë të deputetëve të përjashtuar nga VMRO DPMNE, por ritheksoj deputetë të përjashtuar nga VMRO DPMNE. Ata nuk janë përfaqësues të opozitës- deklaroi Naum Stoilkovski, VMRO DPMNE .

Opozita shqiptare gjithashtu ndjehet e anashkaluar dhe revoltuar që pushteti nuk i merr parasysh aspak propozimet e saj. Por herë pas here vetëm formalisht e fton të merr pjesë nëpër komisione parlamentare.

Nuk shohim gatishmëri nga ana e Qeverisë që realisht apo sinqerisht të konsultohemi për projekte të cilat janë në interes të vendit. (4:14-4:34) Ka pasur oferta të tilla vetëm kur Qeveria për kalkulimet e veta politike ka pasur nevojë. Në raste të tilla jemi thirrur, por kemi vlerësuar se nuk duhet të marrim pjesë në procese për të cilat nuk ka transparencë dhe një vizion të qartë, siç është rasti edhe me Këshillin e pajtimit- thonë nga Lëvizja Besa.

Në asnjë mënyrë pushteti aktual, BDI dhe LSDM nuk e ka konsultuar Aleancën për Shqiptarët për vendimmarrje. Dihet se vendimmarrja konsensuale për çështje të caktuara duhet përfshirë gjithmonë edhe opozitën. Duhet të kuptohet se përveç VMRO-së ka një opozitë shqiptare, e cila po jep një kontribut të pakontestueshëm për proceset në vend. Ajo që vlerësojmë ne është se edhe në kuadër të ndryshimeve kushtetuese përfshirja e amendamenteve të opozitës, respektivisht Aleancës për Shqiptarët do t’i ndihmonte një kohezioni të brendshëm- deklaroi Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.

Nga partia në pushtet, LSDM me kundër-akuzë se VMRO-ja po bllokon proceset euro-integruese. Megjithatë iu apelojnë deputetëve të kësaj partie por edhe atyre partitë opozitare shqiptare që t’i mbështesin reformat për të mirën e përgjithshme.

Unë i inkurajoj kolegët deputetë nga VMRO DPMNE, nga partia më e madhe opozitare të largohen nga ajo që është interes i udhëheqësisë më të lartë të VMRO DPMNE-së dhe ajo është mbrojtja e politikës destruktive të krimit e udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe tani e vazhduar nga Hristian Mickoski. Apeloj t’i tejkalojmë, të ngritemi mbi atë që nënkupton interes të ngushtë partiak dhe të punojmë vetëm në funksion të shtetit dhe qytetarëve- deklaroi  Kostadin Kostadinov, LSDM

Përfaqësues të lartë të BE-së dhe NATO-s thuajse në të gjitha prononcimet e tyre i kanë rekomanduar pushtetit që të bashkëpunojë me opozitën gjatë realizimit të reformave, në mënyrë që të njëjtat të jenë të pranuara nga të gjithë.