Polica apelon, mos përdorni fishekzjarre për festat e fund vitit, dënimi është deri 500 euro

0

Me afrimin e festave të fund vitit, Sektori për punë të brendshme Tetovë, prej tani apelon deri te qytetarët, tu përmbahen dhe të mos shtynë me armë zjarri, të mos blejnë apo përdorin fishekzjarre dhe lloje të ndryshme të mjeteve piroteknike.

Për shkak se, përdorimi i fishekzjarrëve dhe krisja me armë zjarri, paraqet kundërvajtje, ndërsa kundërvajtësit do të ballafaqohen me gjoba adekuate, të cilat lëvizin prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit. Krahas këtyre, varësisht nga rrethanat tjera dhe pasojave përfundimtare, një sjellje e papërgjeqëshme e këtillë, do të sanksionohet penalisht.

Sektori për punë të brendshme Tetovë, edhe një herë ju rikujton se, krismat me armë zjarri, dhe përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike, gjegjësisht fishekzjarre të mëdha, para së gjithash nga personat e mitur, lehtë mund të sjellin në pikëpyetje, jo vetëm sigurinë e tyre personale, por edhe sigurinë e qytetarëve tjerë.

Vozitësve nga Pollogu, para dhe gjatë kohës së festave, këshillohen që maksimalisht ti respektojnë rregullat në trafikun rrugorë, të mos ulen përpara timonit nën ndikim të alkoolit, dhe detyrimisht të posedojnë pajisjet dimërore, kryesisht kur udhëtojnë në drejtim të Kodrës së Diellit, Strazhë dhe Mavrovë.