Dr. Jeton Shaqiri I drejtohet aleancës: Ku shkonin mbi 5 milionë denarë të hyra çdo muaj.

0

Dr. Jeton Shaqiri I drejtohet aleancës: Ku shkonin mbi 5 milionë denarë të hyra çdo muaj.

Dr Jeton Shaqiri sot në seancën e këshillit të komunës shpalosi edhe një problematikë tjetër në lidhje me ndërmarrjen që ai drejton, ku theksoi se në mandatin e kaluar çdo muaj ka pasur mesatarisht rreth 5 milion denarë të hyra dhe disa milionë të tjera pagesa nga ana e komunës për “punë të kryera” të cilat janë më se të mjaftueshme për tu paguar pagat dhe kontributet dhe të mbahet një mbarëvajtje e punës në ndërmarrje. Pyetja të cilën ai e parashtron është se ku shkuan të gjitha këto para pasi për katër vite qeverisjen e kaluar NPN Proaqua Strugë ra në 9 paga dhe kontribute të papaguara, pa asnjë investim më të madh në sistemet e ujësjellësit, kanalizimit dhe kolektorit (I luteshin zotit të mos ketë havari), ndërsa tani për një periudhë shumë të shkurtër kohore prej 6 muajsh ,ato 9 paga dhe kontribute janë sjellë në 2 gjithsej të mbetura dhe do të bien në zero deri në fund të këtij viti (me përafërsisht të njëjtat të hyra), por me shumë investime të dukshme ngado nëpër komunë dhe me mirëmbajtje rrjedhëse nëpër të gjithë territorin e komunës./Strugalajm.org