‘Unioni Studentor’ në Maqedoni: Mbështesim protestat! Krijohet ‘Shqipëria e Madhe Studentore’

0

Një deklaratë e Unionit Studentor Shqiptar në Maqedoni krijon një ‘Shqipëri të madhe studentore’ të shpirtit të protestës. Delarata thotë se po i ndjek me kujdes zhvillimet në Shqipëri dhe është në kontakt me studentët protestues. Nisur nga kjo, duke i njohur si legjitime kërkesat e studentëve, Unioni Studentor Shqiptar i mbështet ato protesta dhe konsideron se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë duhet ta dëgjojnë zërin e studentëve dhe kërkesat e tyre legjitime, sepse ato janë, në të vërtetë, zëri i të ardhmes së përgjithshme intelektuale shqiptare. Një shtet që nuk kujdeset për këtë të ardhme, mbase nuk e meriton atë.
Sipas deklaratës një pushtet që nuk merr parasyshh zërin e studentëve nu është dinjitoz për të meahxuar jetën shtetërore.

 

DEKLARATA E PLOTË

M B Ë SH T E T J E

PËR protestat e studentëve në Shqipëri

Unioni Studentor Shqiptar, që është një organizatë e studentëve shqiptarë të universiteteve të ndryshme në Maqedoni, vazhdon t’i ndjekë me vëmendje zhvillimet studentore në Republikën e Shqipërisë dhe të zhvillojë kontakt të vazhdueshëm me studentë që janë pjesë e këtyre protestave.

Nisur nga kjo, duke i njohur si legjitime kërkesat e studentëve, Unioni Studentor Shqiptar i mbështet ato protesta dhe konsideron se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë duhet ta dëgjojnë zërin e studentëve dhe kërkesat e tyre legjitime, sepse ato janë, në të vërtetë, zëri i të ardhmes së përgjithshme intelektuale shqiptare. Një shtet që nuk kujdeset për këtë të ardhme, mbase nuk e meriton atë.

Për Unionin Studentor Shqiptar zëri studentor është thirrja më e çiltër, më serioze dhe njëherazi, më e sinqertë shoqërore, ndërsa studentët janë kategoria më progresive e shoqërisë dhe në një mënyrë, ata janë kujdestarët e ndërgjegjes së një shoqërie. Prandaj, sipas nesh, një pushtet që nuk e merr parasysh zërin e studentëve, zor se mund të konsiderohet meritor dhe dinjitoz për ta drejtuar dhe menaxhuar jetën shoqërore. U bëjmë thirrje studentëve tanë që vijojnë studimet në Shqipëri t’i bashkohen protestave dhe të ngrisin zërin në mënyre dinjitoze.

Shkup, 11.12.2018 Kryetar, Egzon Shabani.