Carovska: Nëpërmjet punës praktike drejtë kuadrove cilësor

0

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Fakultetin Filozofik pran Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup. Memorandumin me të cilin do të përmirësohet puna praktike e studentëve e nënshkruan ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska dhe dekani i Fakultetit Filozofik, Ratko Duev.

“Puna praktike është pjesë e domosdoshme e çdo procesi cilësor edukativ. Sistemi arsimor, në bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore, sektorin privat dhe atë civil, duhet plotësisht t’i përgatisë studentët për atë se çfarë i pret në realitet. Kjo është periudhë kur duhet t’ju ndihmojmë, të punojnë në zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Vetëm në këtë mënyrë mund të presim kuadër me të vërtetë cilësor, i gatshëm ndaj të gjitha sfidave jashtë bankës akademike”, tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.

Dy institucionet do të bashkëpunojnë në më shumë sfera të politikës sociale, mbrojtjen fëmijërore dhe familjare, marrëdhëniet në punë, përfshirjen arsimore, edukimin social dhe barazinë gjinore, si dhe në lidhje me aktivitetet kundër diskriminimit, duke ofruar mundësi të barabarta në procesin e integrimit evropian. Do të zbatohen më shumë aktivitete, midis të cilave hulumtime të përbashkëta shkencore, organizimi dhe zbatimi i më shumë aktiviteteve, tryeza të rrumbullakëta, debate, konferenca etj.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të siguroj punë praktike për studentët e Fakultetit Filozofik, mentorim të ekspertëve gjatë praktikës dhe qasje në të dhënat e nevojshme për veprimtari kërkimore shkencore të Fakultetit Filozofik pran Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” Shkup.