Mickoski: Ekzistojnë forca që nuk duan marrëdhënie të mira mes fqinjëve

0

Edhe në Maqedoni edhe në Bullgari ende ekzistojnë forca që nuk ia duan të mirën marrëdhënieve mes fqinjëve, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski duke komentuar deklaratat e fundit të ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov. Ky i fundit theksoi se Maqedonia po tenton të futet në Bashkimin Evropian, duke nënshkruar marrëveshje, ndërsa nga ana tjetër vlerat evropiane kërkojnë që të mos e vjedhë historinë e miqve.

Ekziston dyshim i bazuar për ryshfet për dhënien e pasaportave bullgare, në vendin e tij. Ndaj kjo ngarkesë dhe thirrje e rrejshme patriotike e zotëri Karakaçonovit është në funksion të kësaj politike“- tha Hristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE.