Ja sa është numri i të papunësuarve në Maqedoni

0

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika tregojnë se papunësia në Maqedoni është 20.8 për qind. Kjo tregon se ka një rënie të lehtë të papunësisë në vend,
Në tremujorin e III-të të vitit 2018, popullsia aktive në Maqedoni është 958.770 persona, nga të cilët 759.445 janë të punësuar dhe 199.325 janë të papunë.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në tremujorin e II të vitit 2018, popullsia aktive në Maqedoni ishte 957.471 persona, nga të cilët 755.073 ishin të punësuar dhe 202.398 ishin të papunë. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56.9, shkalla e punësimit është 44.9, ndërsa shkalla e papunësisë është 21.1 për qind.