Fitimi i Topit të Artë i solli Modricit kaq para

0

Luka Modric ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2018, trofe i cili konsiderohet si më i rëndësishmi individual në botën e futbollit.

Përveç prestigjit, mesfushori kroat ka mbushur edhe xhepat nga ky çmim. Fitimi i “Topit të Artë” i ka sjellë edhe 800 mijë euro fitime lojtarit të Real Madridit.

Ky shpërblim vjen në sajë të një marrëveshje personale që ka Modric me kompaninë e veshmbathjeve Nike.

Kroati ka një klauzolë në marrëveshjen mes Nike, që ky i fundit fiton 800 mijë euro për ç”do “Top të Artë” që mund të fitojë.