Bosnje, arre.stohet gjenerali i dyshuar për krime lufte

0

Policia boshnjake ka arre.stuar sot në Sarajevë gjeneralin mysliman në pension, Ramiz Drekoviç, me urdhër të zyrës së Prokurorit të Shtetit, pasi dyshohet për krime lufte kundër civilëve serbë, njoftoi agjencia boshnjake e lajmeve, Fena.

Sipas akuzave, në pranverën e vitit 1995 Drekoviç, në atë kohë komandant i trupave të ushtrisë, urdhëroi bombardimin kundër civilëve serbë të Kalinovikut, në të cilët u vra një djalë 15-vjeçar si dhe u plagosën disa të mitur dhe të rritur.