EVN Maqedoni ndërton kënd lojërash për fëmijët në Aerodrom

0

Vullnetarë nga kompania EVN Maqedoni ndërtuan një kënd të ri lojërash për fëmijët në Komunën e Aerodromit. Këndi i ri i dedikuar për më të rinjtë gjendet në lagjen Lisiçe e Re dhe është ndërtuar prej gomave dhe materialeve prej druri. Këtë park për fëmijë sot e vizituan edhe kryetari i Këshillit Drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter, si dhe kryetari i Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin. Nga kompania energjetike konsiderojnë se vullnetarizmin duhet ta praktikojnë ndërmarrjet private, me qëllim të ngritjes së nivelit të përgjegjësisë shoqërore. Në kuadër të projektit “EVN-ja bën veprimtari vullnetare” deri tani janë zbatuar më shumë se 30 projekte, ndërsa në to kanë marrë pjesë më shumë se 400 të punësuar në këtë kompani.

Për ne është krejtësisht e natyrshme të kujdesemi për mjedisin jetësor, për rrethin, mirëpo edhe për gjithë shoqërinë. Jemi krenarë me përgjegjësinë tonë shoqërore dhe jemi krenarë me të gjithë shpërblimet e fituara që tregojnë se jemi të përgjegjshëm në aspektin shoqëror. Njëri prej programeve të shpërblyera është pikërisht projekti i vullnetarizmit i cili po zbatohet tashmë dy vite- deklaroi Shtefan Piter, EVN Maqedoni.

Shpresoj se shumë fëmijë do të luajnë në këtë kënd lojërash. EVN Maqedoni sërish e tregoi përgjegjësinë shoqërore që është e pranishme në shtetin tonë. Bashkëpunimi mes Komunës së Aerodromit dhe EVN Maqedoni do të vazhdoj edhe më tutje- tha Zllatko Marin, kryetar i Komunës së Aerodromit.