Model për të shmangur barrierat midis shëndetësisë private dhe shtetërore

0

Planifikojmë të formojmë ekipe të përbashkëta për zemër, ortopedi, neurologji…, për çfarë do specialitet në të cilin në spitalet private punojnë ekspertë ose më herët kanë punuar në shëndetësinë shtetërore. Ata ekspertë tani më nuk janë të qasshëm për të gjithë, por vetëm për ata të cilët mund të paguajnë, këtë duam ta ndryshojmë, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Theksoi se qëllimi i modelit është që të largohen barrierat e qarta midis shëndetësisë private dhe shtetërore, të mund t’i sigurojnë ato kushte të mira për qytetarët tani në momentin kur në mënyrë infrastrukturore nuk mund të përgjigjen.

“Shikoni sipas përqindjes së qytetarëve të cilët paguajnë para për të arritur deri tek spitalet private, një pjesë janë për shkak të ekspertëve, por një pjesë e mirë është për shkak të kushteve dhe infrastrukturës. Kjo është një mundësi që mjekët të qëndrojnë në vendin tonë. Shikoni çfarë egzodusi po ndodh në të gjitha vendet në rajon. Mënyra e tillë e bashkëpunimit në mënyrë shtesë i stimulon dhe do të mbesin në vendin tonë, për atë që u japim kushte të mira për punë dhe mundësi për avancim dhe e gjithë kjo jep rezultate të mira në mjekim”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Kjo mënyrë e bashkëpunimit, ajo që në masë të njëjtë i vendosim institucionet shtetërore dhe private, sqaroi, do të jetë model me të cilin do t’i zbatojmë dhe diskutojmë rezultatet.

“Planifikojmë të bëjmë hard ekip të përbashkët midis të gjitha institucioneve kardiologjike dhe kardiokirurgjike në vendin tonë, klinikat për kardiologji dhe kardiokirurgji, spitalin ‘Zhan Mitrev’ dhe spitalin ‘Sistina’ ku bëhen intervenime kardiologjike, të shohim kush çfarë patologjie bën në kuadër të buxheteve të veta, të shohim kush për çka është ekspert, të këmbehen përvoja për atë sistem, ta kanalizojmë dhe kemi kontroll të saktë në rezultatet, punën dhe komplikimet… me qëllim të shërbimit më cilësor për qytetarët”, shtoi Filipçe.