Zekiri i bie pishman: Mund të ketë amnisti për dhunuesit e VMRO-së

0

Nënkryetari i LSDM-së Muhamet Zekiri-Muki, ka reteruar nga qendrimi i tij paraprak i prerë, se nuk mund të ketë amnisti për dhunuesit e VMRO-së që përgjakën Kuvendin e Maqedonisë më 27 Prill.Ai ka thënë se do të presin të shohin çfarë propozime do të dalin nga “Grupi për pajtim” për të amnistuar disa nga të akuzuarit për terrorizëm kushtetues.

”Ne si politikanë jemi të gatshëm të sjellim vendime të rënda. Çfarë të bëjmë? A ta lëmë tërë procesi të dështojë?”- mund të shihet në minutën e 11 të videos se ka pyetur Zekiri.