Moti i ftohtë me temperatura deri në 5 gradë

0

Moti në Maqedoni do të jetë I ftohtë dhe me diell dimëror. Temperatura minimale do të lëviz prej -1 deri 3 gradë celsius, ndërsa temperatura më e lartë ditore do të jetë në intervalin prej 3 deri 5 gradë celsius.

Gjatë ditës së sotme dhe nesër moti do të jetë stabil, për këtë periudhë të vitit. Nga e hëna në fund të ditës do të bëhet ndryshimi i motit, e cila në ditët e ardhshme do të jetë me vranësira më të mëdha, me reshje të shiut, erë më të përforcuar dhe ulje të temperaturës në pjesën më të madhe të vendit.