Sukseset e ministrit Filipçe nuk kanë të ndalur, realizohet me sukses operacioni i parë në Maqedoni i zemrës artificiale

0

Me sukses të madh dy kirurgët maqedonas operuan pacientin, Muhamed Rexhepin(54) duke i vendosur “zemër artificiale. Pacienti Rexhepi   i cili është prind i 6 fëmijëve,  një kohë të gjatë ka pasur probleme shëndetësore me zemrën, ndërsa sot është operuar.

Bëhet fjalë për kardiokirurgun, Petar Ristevski i cili me asistencë të profesorit Sashko Jovev e kryen me sukses operimin disa orësh në zemër.

Ndryshe, kardiokirurgu, Petar Ristevski punon në një spital të  madh në Frankfurt të Gjermanisë, ndërsa në Maqedoni është i angazhuar për operime të komplikuara, të cilët nuk janë në gjendje ti operojnë kardiokurget aktual në Maqedoni.

Pas operimit në Spitalin Shtetëror në Shkup, ishin të pranishëm kryeministri, Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë Filipce të cilët u shprehën se janë të gëzuar me këtë sukses të këtij lloji operimi që bëhet në Maqedoni.