SBP – Ohër: Strugani merr fëmijën e mitur të Tetovarit!

0

Më 27 Nëntor të këtij viti, në Stacionin Policor në Strugë, T.A. (42) nga Tetova, ka denoncuar vepër penale “marrje e një femije te mitur” të kryer nga N.A. (18) nga Struga, i cili  në menyrë te paligjëshme  e ka marrë vajzën  e mitur  të të denoncuares   nga  shtëpia  e saj familjare   në Tetovë.

Sipas denoncimit, ngjarja  ka ndodhur  në Tetor të këtij viti në shtëpinë e e denoncueses,   kur N.A.  duke  shfrytëzuar mungesën e  saj, e ka marrë të miturën  dhe më pas  kanë  ikur  në shtëpinë e tij në Strugë.

Pas marrjes së masave në koordinim me Qendrën për Çështje Sociale dhe duke ndjekur udhëzimet e Prokurorit Publik,  femija  e mitur është gjetur dhe i është dorëzuar nënës së saj.

Kundër N.A. Stacioni Policor nga Struga do të ngrejë padi penale për veprën e kryer.

 

 

Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Mbrendëshme Ohër

 

Merlina Islami