Osmani takoi ambasadorin e Italisë

0

Zv/kryeministri, Bujar Osmani sot takoi ambasadorin e Italisë në Maqedoni ku bisedoi për sitatën politike në vend. Osmani u shpreh se Italia i ka dhënë mbështetje të madhe Maqedonisë për integrimin në strukturat Euroatlantike.

“Ekziston mbështetje afatgjate dhe e padyshimtë nga ana e Italisë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, e posaçërisht mbështetje për integrime evropiane të Republikës së Maqedonisë. Me ambasadorin Karlo Romeo, në brifingun e mëngjesit, për sfidat që i qëndrojnë para vendit, si dhe mënyrat në të cilat Republika e Italisë në mënyrë më efektive mund ta realizojë mbështetjen” ka shkruar Osmani 

Ndryshe Osmani çdo ditë takohet me ambasador të vendeve të ndryshme që janë në Maqedoni ku bashkëbisedon për situatën në Maqedoni dhe njëkohësisht i falenderon për mbështetjen që i japin Maqedonisë në integrimin në BE. /TS/