Lajm i mirë: Shlyhen një pjesë e borxheve të qytetarëve në Maqedoni

0

Deputetja e Lidhjes Sociale Demorkate e Maqedonisë, Sonja Mirakovska sot ka deklaruar se me miratimin e ligjit të shlyerje të kamatës së borxheve, krijohet mundësia që të shlyhen borxhet të cilat me vite i tundojnë familjet në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Kjo lehtësi financiare, është një zgjidhje përfundimtare për qytetarët të cilët që nga viti 2011 përballen me borxhe të mëdha për shkak të kamatave, për të cilat nuk kanë qenë të vetëdijshëm se edhe ekzistojnë, kur rastet janë dërguar nga gjykatësit te notarët, ato kanë përfunduar në përmbarues.

Përskaj përshkrimit për vlerën e kamatës, e cila ka të bëj me borxhin kryesor dhe me shpenzimet e procedurës për veprimtari komunale, elektrike, ngrohjes qendrore, ujë dhe mbeturina, operatorë telefonik, mobil dhe kabllor, mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta, ujitja e tokës bujqësore, në ligj ekziston mundësi për shlyerjen e kamatave dhe borxheve për televizion”, tha Mirakovska.

Deputetja Mirakovska njoftoi se për zgjidhje ligjore ulen edhe harxhimet për procedurat, të cilat nuk mund të jenë më të mëdha se 20 për qind, nga harxhimet e paralajmëruara dhe të verifikuara.