NPN Proaqua Strugë: Do ta zgjidhim edhe këtë problem ashtu siç I zgjidhëm shumë probleme të tjera të trashëguara.

0

NPN Proaqua Strugë: Do ta zgjidhim edhe këtë problem ashtu siç I zgjidhëm shumë probleme të tjera të trashëguara.
NPN Proaqua Strugë I njofton qytetarët e Komunës së Strugës se në disa vendbanime ka indicje për turbullim të ujit të pijshëm për arsyjet e mëposhtme:
– Në periudhën e kaluar më gjatë kohë nuk kishte rreshje e si pasojë e kësaj niveli I ujit nëpër burime dhe rezervuare ra në një pikë kritike. Në dy javët e fundit jemi dëshmitarë se kjo situatë ndryshoi dhe pati rreshje të jashtëzakonshme e me këtë edhe sasi të mëdha të ujit që dilnin nga burimet direkt nëpër rezervuar me prurje të mëdha, të cilat shkaktuan turbullimin fizik të ujit e nuk na lanë hapësirë që të reagojmë dhe ta parandalojmë këtë gjë. Ky turbullim nuk është si pasojë e mosklorimit ose mostrajtimit të ujit por është thjesht një proces natyror nëpër të cilin kalon uji I jonë dhe ka ndodhur shumë herë ndër vite në situata të tilla shiu të madh pas një thatësire të madhe.
Ekipet tona janë në teren dhe punojnë vazhdimisht që këtë turbullim ta ulin në zero që të mos ketë asnjë pengesë për qytetarët për ta përdorur ujin tonë për të gjitha nevojat e tyre. Uji klorohet dhe mirëmbahet vazhdimisht me cilësi në të gjitha pikat kritike dhe jokritike dhe situata do të normalizohet në afat sa më të shkurtër të mundshëm.
Ju lutemi për mirëkuptim sepse ne 24 orë punojmë dhe luftojmë me faktorin njeri dhe natyrën që t’u furnizojmë me ujë të pastër dhe cilësor.
Me respekt,
NPN Proaqua Strugë.
Jeton Shaqiri