Shërbimi sekret u keqpërdor për shkak se nuk kishte kontroll nga Parlamenti!

0

Kontrolli mbi punën e shërbimit sekret të shtetit nga ana e shtëpisë ligjëvënse është një nga shtyllat kryesore të një shteti, kështu kanë vlerësuar ekspertët e sigurisë.

Ato thonë se siguria dhe kundër-zbulimi janë sektorët të cilët për shkak të punës që po e ushtrojnë në të shumten e rasteve bijen ndesh me të drejtat dhe lirit e njeriut, por puna e tyre profesionale dhe efikase, si dhe kontrolli ndaj tyre varet nga funksionimi i vet shtetit të së drejtës.

Si shembull të një neglizhence dhe mos-efikasiteti në kontrollin parlamentar dhe keqpërdorimin e këtyre institucioneve, ekspertët e sigurisë e theksojnë aferën e përgjimeve, e cila doli në opinion gjatë vitit 2015.

“Afera e përgjimeve nga viti 2015 vërtetoi se pa një kontroll efikas të sistemit të sigurisë dhe kundërzbulimit, ato shëndrrohen në vegël e pushtetit autoritar dhe të një grupi të vogël njerëzish”, thonë njohës të çështjeve të sigurisë për Zhurnal.