Ministria e Brendshme nuk do të jep informacion para se Gruevski të marr azil

0

Ministria e Brendshme nuk jep informacion për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski para se të marrë azil në Hungari, sepse aktualisht Prokuroria për krim të organizuar po heton për lëshimet e mundshme të autoriteteve kompetente, thonë ata për “Deutsche Welle”.

Vilma Ruskovska, shefja e Prokurorisë për krim të organizuar, tashmë ka njoftuar procedurën para hetimore për arratisjen e Gruevskit për atë nëse ka lëshime nga udhëheqësia e MPB-së, Byrosë së Sigurisë Publike dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit.

Nga policia thonë se për shkak të procedurës para hetimore me të cilën ato janë të zënë, nuk do të japin informacion për opinionin, as nga hetimet e brendshme për lëshimet e mundshme dhe paligjshmërisë brenda MPB-së, as informacione tjera.

Ruskoska njoftoi se përgjegjësia do të hetohet edhe në PSP për atë që pse nuk kanë kërkuar masa për Gruevskin pas shpalljes së aktgjykimit, ndërsa përgjegjësi do kërkohet edhe nga gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve nga Gjykata Themelore Shkup 1.

Prokuroria nuk do të jap informacion derisa të gjenden dëshmitë konkrete se ku ka pasur lëshim.