Arratisja e Gruevskit pjesë e raportit të PE-së për Maqedoninë

0

Rasti me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari do të gjendet në raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, i cili mbas gjashtë ditëve do të jetë përpara deputetëve.

Grupi i Socialdemokratëve Evropian dhe i të Gjelbërve kanë dorëzuar amendamente me të cilat kërkojnë të rishqyrtohet azilin të cilën Hungaria i dha Grevskit dhe ta ekstradonte atë, ndërsa për gjykimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë të konstatohet se ishte i plotë dhe transparent.

“Ne besojmë se proceset legjislative të Maqedonisë duhet të vazhdojnë në përputhje me procedurat në vend dhe Nikolla Gruevski duhet t’i përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë. Ne i bëjmë thirrje Hungarisë, si një shtet anëtar e BE-së, të respektojë sundimin e ligjit, i cili është një parim themelor i Bashkimit Evropian, për vendet anëtare dhe vendet kandidate në mënyrë të barabartë, dhe të ekstradojë Nikolla Gruevskin në Shkup. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të veprojnë në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjet relevante kombëtare dhe ndërkombëtare, duke theksuar se këto gjykime nuk duhet të politizohen”, thuhet në një nga dy amendamentet e Social Demokratëve.

Në amendamentin tjetër kërkohet që në raport të thuhet se Gruevski u dënua nga gjykatat e Maqedonisë me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës nga një gjyq transparent, se aktgjykimi u konfirmua nga disa gjykata dhe se ai ishte akuzuar dhe i përfshirë në hetime të tjera penale.

Për amendamentet e socialdemokratëve pritet mbështetja e shumicës, duke përfshirë edhe Partinë Popullore Evropiane, ku bënë pjesë edhe kryeministri hungarez Viktor Orban.