Universiteti Ndërkombëtar në Strugë organizoi takim komemorativ për nder të kontributit të çmuar të njërit prej personaliteteve më të shquar në fushën e arisimit , shkencës dhe politikës – Prof. Dr . Luan Hajdaraga.

0

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë organizoi takim komemorativ për nder të kontributit të çmuar të njërit prej personaliteteve më të shquar në fushën e arisimit , shkencës dhe politikës – Prof. Dr . Luan Hajdaraga.
Për të shprehur respektin dhe konsideratat më të larta për rolin e pazëvendësueshëm dhe gjurmët e thella në edukimin e gjeneratave të reja ,të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të pushtetit lokal dhe qëndror të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë .
Z.Ilir Meta – President i Republikës së Shqipërisë,
Z.Fatos Reka – Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni,
Z.Ali Ahmeti- Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim ,
Z.Namik Dokle – ish Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë,
Akademik Prof.Dr.Anastas Angjeli – Deputet i Kuvendit të Shqipërisë ,
Z.Taulant Balla-Deputet në Kuvendin e Shqipërisë .
Z.Ramis Merko – Kryetar i Komunës së Strugës,
Z.Eduart Kapri-Kryetar i Bashkisë së Pogradecit.
Gjithashtu në këtë ceromoni morën pjesë familjarë,miq,kolegë dhe studentë të të ndjerit Prof.Luan Hajdaraga.
Të pranishmit ndanë histori personale dhe përjetime emocionale nga koha e shoqërimit dhe raportet e punës me të ndjerin Prof. Luan Hajdaraga .
Duartrokitjet dhe përlotjet shoqëruan gjatë gjithë kohës takimin komemorativ.