Ngordhje masive e peshqve në liqenin e Ohrit

0

Disa tonelata cironkë e ngordhur në sipërfaqen e ujit në kanalin Studençica në Ohër, që është vendbanim natyror i këtij lloji të peshkut. Pjesa tjetër e këtyre peshqve po lufton për jetë dhe mund ta kenë fatin e njëjtë. Peshkatarët që i takuam te kanali, i mblidhnin peshqit e ngordhur nëpër legenë dhe qese najloni. Ata thonë se katastrofë të këtillë ekologjike nuk mbajnë mend një kohë të gjatë.

“Këtë vit më shumë ka cironkë, por nuk ka ujë. Niveli i Liqenit ka rënë thuajse një metër. Asnjëherë nuk ka qenë si tani. Kjo do të jetë kështu derisa Zoti të lëshojë më shumë shi. Nëse ka më shumë ujë do jetë më ndryshe”, thotë një peshkatarë.

Biologët paralajmërojnë se situata mund të jetë edhe më e keqe. Peshqit e ngordhur do fillojnë të dekompozohen pas çka mund të vijë deri te ndryshimi i cilësisë mikrobiologjike të ujit.

“Sipas bazave të peshkatarisë, koncesioneri duheshte të gjuajë mes 50 dhe 100 tonelata cironkë. Ai në 5-6 vitet e kaluara nuk ka gjuajtur asnjë kilogram, që do të thotë se sasitë e këtij lloji të peshkut në Liqenin e Ohrit janë shumë të larta. Fajtori i dytë janë hidrocentralet në lumin Drin, të cilat edhe përkundër asaj që u është treguar se ka sasi të mëdha të cironkës dhe se çdo ulje e nivelit të ujit paraqet rrezik për mbijetesën e saj, kjo në mëngjes edhe ndodhi”, deklaroi Trajçe Taleski, biolog.

Nga Enti Hidrobiologjik i Ohrit paralajmërojnë masa të caktuara.

“Të sigurohen pompa thithëse të vendosen përgjatë kanalit e që do mundësonin ajrosje, përkatësisht spërkatje në sipërfaqen e ujit. Këtë vit për shkak të periudhës më të gjatë të thatësisë erdhi deri te zvogëlimi i ujit të freskët në kanal dhe për këtë shkak erdhi deri tek ngordhja e cironkës”, rhotë Elizabeta Veljanoska, Sarafiloska, drejtore e Entit Hidrobiologjik në Ohër

Vlerësimet janë se në kanalin e Studençicës ka rreth 60 tonelata cironkë. Niveli i Liqenit të Ohrit, një periudhë të caktuar kohore është deri në kotën e tij minimale.