VMRO-ja kërkon “amnistia” të futet në rend dite të seancës së sotme kuvendore

0

Në fillim të seancës koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolkla Micevski, kërkoi që të plotësohet rend i ditës me propozim ligjin për amnisti. Pro këtij propozimi votuan 28 deputet, 50 ishin kundër, 1 i përmbajtur.

“Grupi parlamentar i VMRO para disa ditëve ka dorëzuar propozim Ligj për amnisti për ngjarjet e 27 prillit, në procedure të shkurtër. Sot jemi dëshmitarë se mbi 10 ligje kaluan në procedure të shkurtër edhe pse të njëjtit i kemi pranuar vetëm para disa minutave. Propozimi jonë duhej të ishte gjithashtu në rend dite, për këtë shkak kërkojmë që propozimi jonë të vihet në rend dite. Kërkojmë nga kolegët deputetë që të mbështesin këtë propozim tonin”, tha Micevski.