Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për biznismenin më të pasur në Maqedoni, ai tani po merret në pyetje në gjykatë

0

Biznesmeni Orce Kamçev sonte u soll në Gjykatën Themelore Shkup 1 për tu marrë në pyetje para gjykatësit të procedurës paraprake si i dyshuari i parë në hetimin e Prokurorisë së Përgjithshme Publike me emrin e koduar “Imperija”, njofton TetovaSot.

PSP-ja tha se për pesë nga 13 të dyshuarit në “Imperia” të cilët u privuan nga liria nga gjykata do të kërkohet paraburgim. Në gjykatë më herët janë sjellur Nenad Josifoviç nga “Orka Holding” dhe Cvetan Pandeleski nga “Pelisterka” gjithashtu i dyshuar për “Imperia”. Ndryshe nga dy të sjellurit, të cilët ishin sjellur publikisht në gjykatë, Kamçev u soll drejtpërdrejt në garazhin e gjykatës me një veturë me xhama të zi, e ndjekur nga një automjet të PSP-së. Menjëherë pas kësaj, në gjykatë arritën gruaja e tij Ana Kamçeva, e cila është avokate.

Për Orçe Kamçev, i cili para disa viteve u quajt më i pasur në Maqedoni nga revista Forbes, kërkohet paraburgim për rrezikun e arratisjes, shkatërrimin e provave dhe ndikimin ndaj dëshmitarëve./TS