Mirënjohje për Reisul Ulema

0

Sot, në Bashkësinë Islame të Maqedonisë qëndroi Administratori i njësisë Nr. 10 të Bashkësis së Tiranës, z. Arijan Hamiti me bashkëpunëtorët e vetë.

Duke shprehur respekt të veçantë dhe mirënjohje të pa fund për Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi dhe për punën dhe angazhimin e tijë vetëmohues, z. Hamiti ia dorëzoi prijësit të BFI mirënjohjen për kontributin e tijë të shquar në mbështetje të njerëzve në nevojë.

Në praninë e Muftinjëve të Muftinive të BFI, të Kryetarit të Kuvendit të BFI, Dekanit të FSHI dhe të Drejtorit të Medresesë “Isa Beu”, Reisul Ulema u falenderua për mirënjohjen për të cilën tha se njëkohësisht ju takon edhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tijë si edhe besimtarëve muslimanë të Maqedonisë.