Falë ministrit Bekteshi avancohen një numër i madh i shqiptarëve në Ministrinë e Ekonomisë

0

Pas një periudhe shumëvjeçare avancohet kuadri i ministrisë së ekonomisë respektivisht një numër i madh i shqiptarëve falë angazhimit dhe përkushtimit të ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Këto informacione qëndrojnë edhe në web faqen zyrtare të ministrisë ku në mënyrë transparente përshkruhen edhe pozitat dhe funkcionet që ushtrojnë 40 administratorët e avancuar duke filluar nga këshilltarë shtetëror,udhëheqës sektoresh, udheheqës njësish etj.

Nga burime brenda ministrisë për TetovaSot shprehen të kënaqur nga kjo iniciativë e ministrit Bekteshi që ndër prioritet e tij të punës ka vënë edhe punëtorët e ministrisë duke shtuar motivimin e tyre për punë dhe një atmosferë më relaksuese të punës. Ata gjithashtu thonë se përpjekjet e tilla do të kthejnë besimin tek punëtorët dhe do të krijojnë traditë të avancimeve meritore.

Kujtojmë se falë qasjes serioze ndaj punës ministri Bekteshi për një kohë relativisht të shkurtër në funkcionin ministër ka dyfishuar fondet për programet subvencionuese të ministrisë duke dashur të krijojojë kushte më të mira ekonomike për të gjithë qytetarët./TS/