Zeadin Sela ka dëmtuar (vjedhur) dhe fshatin Livadhi!(FOTO+Dokument)

0

Zeadin Sela ka dëmtuar (vjedhur) dhe fshatin Livadhi!!!

Pakujdesia dhe keqpërdorimet e Zeadin Selës nuk kanë kursyer as fshatin e tij të lindjes. Ai me ekipin e tij negociues për ndarjen e fitimeve dhe përqindjeve nga tenderimet kanë sjell në situat që të mos realizohet projekti në vlerë prej 2 856 808,00 në fshatin Livadhi në të cilin projekt ishte parapar rregullimi i sheshit dhe shëtitores së fshatit me hapsira të gjelbërta.
Siç mund të shihet dhe nga dokumenti mjetet e programit janë miratuar më datë 26.01.2016 ku kryetar komune ka qënë vetë Zeadin Sela. Zeadin Sela edhe njëher po dëshmon për manipulimet që ju ka bërë qytetarëve të Strugës por dhe banorve të fshatit Livadhi duke i dëmtuar dhe me një proekt më pak.

Strugalajm.org këtë informacion e ka verifikuar në Komunën e Strugës por në të njëjtën kohë informon banorët e fshatit Livadhi se për projekt të këtill së shpejti do ri-sigurohen mjete të cilat do të realizohen dhe do arrihet qëllimi i dedikimit të tyre./Strugalajm.org/