Emigrantët, gjendja emergjente vazhdohet edhe për një vit

0

Qeveria propozoi vazhdimin e gjendjes së krizës me emigrantët. Sipas tyre periudhën e fundit është rritur ndjeshëm numri i emigrantëve që hynë në Maqedoni sidomos në mënyrë joligjore. Propozim vendimi i qeverisë parashikon që gjendja emergjente të vijojë të paktën edhe për gjashtë muaj.

Për shkak të numrit të shtuar për hyrje dhe tranzicionit të emigrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë i propozohet Kuvendit të merr vendim për shtyrjen e afatit deri më 30 qershor 2019. Ata që kalojnë në mënyrë ligjore janë ndonjëherë 10 gjatë ditës, ndonjëherë 90. Por, tani bëhet fjalë për lëvizje ilegale. – tha Agron Buxhaku- Drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza

Emil Dimitriev nga VMRO-DPMNE  thotë se në të kaluarën Armata ka qenë më e angazhuar në luftën me emigrantët por se tani duhet që qeveria të mendoj për përforcimin e kapaciteteve.

Qëndrimi jonë për këtë çështje është konzistent, çdoherë e mbështesim propozimin për shtyrjen e afatit për situatën kritike me emigrantët.Thelbi i vendimit është që të mundësohet bazë ligjore për angazhimin e Armatës. Misioni dhe detyrat e Armatës janë komplet të ndryshme dhe vlerësoj se shteti duhet të mendoj diçka afatgjatë për përforcimin e kapaciteteve për përballje me krizën me emigrantët në situatë kur Armata mund që të mos jetë prezent.” – theksoi Emil Dimitriev- Deputet i VMRO-DPMNE-së

Afati paraprak i gjendjes së krizës së emigrantëve ishte deri më 31 dhjetor të vitit 2018, ndërsa afati i ri do të vlejë deri më 30 qershor të vitit 2019.