Armand Braho: Halloween dhe fiksimi I njerëzve për të ndryshuar fytyrën.

0

Halloween dhe fiksimi I njerëzve për të ndryshuar fytyrën.

Halloween-I një “festë” e cila po përhapet gjerësisht në botë, pa një kuptim. Duket se njerzit të lodhur nga përditshmëria duan që në këtë ditë të ndërrojnë fytyren dhe të maskohen frikshëm.
Mos flasim për dëshirën të cilën e ka çdo kush që të ndryshoj personalitetin, por të flasim për andikapin e një “feste” pa thelb.
Së fundmi dhe në Shqipëri halloweeni ka filluar të festohet. Festa zgjat deri vonë, me njerëz të cilët shpenzojnë shumë për të gjetur maskën perfekte dhe clubin më të mirë për të festuar.
Personalisht kur kam qënë I vogël më ka pëlqyer si festë, por sot arrij të logjikoj që nuk është dicka për të festuar apo qoftë për të shpenzuar.
Më shumë një ritual I cili mbie ndesh me parimet fetare, etike dhe njerëzore.
Mes halleve që kemi ne Shqiptarët, problemeve të përditshme na serviret një festë si kjo.
Askush nuk shikon jetimët e rrugës, as ata që nuk kanë një strehë edhe pse janë në prag të dimrit, por të gjithë janë të fokusuar në tek kjo festë sot!
Ndihem optimist që njerzit edhe mes skamjes gjejnë “sebep” për të festuar, pavarsisht ç’farë festojnë.
Gjithsesi, çdo kush është I lirë të festoj, por do I propozoja çdo kujt që maskën për sot të ketë fytyrën e përditshme.
Mjer në me festat që festojmë! Mjer…