Shpërthen gazetari Braho: Komunistët kanë lënë pas bijtë e tyre të cilët ende na qeverisin

0

Gazetari Armand Braho gjatë fjalimit të tij në Këshillin Kombëtar të Shoqatës ” Antikomuniste e te Perndjekurve Politike” të Shqipërisë tha se “Realisht gjithmonë e kam kënaqësi të jem në mësin tuaj sepse të persekutuarit janë intelektualët dhe elita e shoqërisë e cila ka vuajtur padrejtësisht dhe për hir të së vërtetës po vazhdon të vuaj përsëri”, përcjell FLAKA.

“Duket se etërit pasi kanë ikur, kanë lënë pas bijtë e tyre të cilët ende na qeverisin dhe na drejtojnë. Jam nip i gjyshërve që jetën e kaluan në interrnime, dhe bir i prindërve që lindën aty. Mundohem me sa kam munësi dhe forcë të mbroj idealet e pastra antikomuniste dhe demokratike cdo ditë dhe më shumë, por qënka e thënë që ta kem të vështirë këtë rrugë, por jo të pa mundur. Më shumë sot doja të flisja për disa problem evidente që ne kemi”, tha Braho.

Ai shtoi se para disa ditësh qeveria vendosi, sië tha, një skemë të re për dëmshpërblimet e ish te persekutuarve ku përjashton nga përfituesit niprinjtë dhe mbesat.

“Kam pak kohë që përballem në zyrat e shoqatës me niprinjtë dhe mbesat e ish të persekutuarve që me then të drejtën nuk di si ti përgjigjem kur më më pyesin a do e marrim hakun e gjyshërve dhe prindërve që nuk janë më në jetë. Konkretisht kjo skemë dëmshpërblimi është tipike një skemë korruptive e cila do të mbajë hakun pa ja kthyer të zotit. Por pse është një skemë korruptive? Në pa mundësi të tërreqjes së fondit, ky fond direkt bllokohet dhe nuk I kthehet përfituesit dhe kështu futet në xhepat e xhepmëdhenjëve tanë pushtetar. Prandaj gjej rastin që ti bej thirrje qeverisë ta rishohi dhe një herë skemën e dëmshpërblimeve sepse ne nuk do lejojmë që gjaku I atyre që kanë vuajtur të shkoj në xhepat e atyre që janë mësuar të xhvasin”.

Fal zotit, tha gazetari Braho, kryetari i Shoqatës është koleg i Imi në media dhe mund të loboj për ndryshimin e kësaj skeme.

“Edhe pse qeveria na ka shpallur një luftë të hapur, madje edhe duke na dëbuar nga ambientet që për vite me rradhë shoqata ka shërbyer për antarët e saj. Por qeveria duhet të ketë parasysh që nëse bën veprime si sistemi i mëparshëm, njëjt si ai ka për të rënë. Prandaj Z.Kryeministër kujdesni me vendimet që jepni se një herë ka rrënë një bust nga prindrit tanë, por tani mund të bjeri një qeveri nga ne. Një problem tjetër i pranishëm është dhe harresa e institucioneve për kategorinë tonë. Shumë pak jemi të përfaqësuar qoftë në administarë apo dhe parlament. Kujtoj dhe zotimin e Z.Basha që u shpreh se në cdo qark do të ketë një përfaqësues nga ish të përndiekurit në listat për kuvend. Por edhe ai premtim nuk u mbajt… Pastja nuk flasim as për përfaqësim lokal, se e ka marrë ferra uratën. Eshtë edhe një lloj tjetër harrese, besoj edhe kjo është evidente. Janë harruar dhe varret e të ndierve që kanë ndërruar jetë, harruar nga shteti por andikapi kryesor edhe nga të afërmit”, nënvizoi Braho.

Prandaj gjithë krerve të shoqatave në nivel lokal do i kërkoja, tha Braho, të ndiqnin shembullin e Pogradecit që po bën të pa mundurën në restaurimin e tyre, madje dhe pa ndihën e askujt.

Vetëm më financimin e Kryetarit Z. Et’hem Fezollarit. Madje së shpejti në Pogradec do përfundojë mëmoriali i të pushkatuarve të Rrethit të Pogradecit, edhe ky një financim i Z.Fezollarit. Të mjerët, po të mos kishte njeri që të financone apo dhe të mendonte për ta do qëndronin të braktisur nga cdo kush madje dhe nga të afërmit që I paskan dashur dhe shfrytëzuar ata për ti marrë vëtëm dëmshpërblimin. Mos keqkuptohem nuk I fus të gjithë në një thes… Për të mos folur pastaj për ata që janë bërë ish të persekutuar pas demokracisë dhe I kanë kaluar paq procestit të lustracionit vetëm për përfitime… Për këta nuk dua të flas sot. Do flas ndo një hërë tjëtër se na janë shtuar si shumë madje na janë infiltruar dhe mes nesh”, shtoi Braho.

Dhe për ta mbyllur dua të them dhe një pikë të fundit, më shumë një kërkese drejtuar të gjithë krerve të degëve dhe në veçanti, shtoi Braho.

“Z. Cika. Zotrinj ju lutem kushtoinin më shumë vëmendje rinisë në shoqatë, sepse ne jemi ata të cilët do trashëgojmë dhe kultivojmë vlerat tuaja. Psh rinia sic duket dhe këtu është e pakët, unë jam zgjedhur nën kryetar me votë por nuk shoh që degët e tjera ta kenë bërë këtë gjë. Nuk besoj se ka ndo një 20-vjecar tjetër në krye apo dhe antar kryesi tek ju, por një gjë ta dini, hapini krahun rinsë dhe trashëgoini vlerat tuaja, që ata të bëhen njerëz më të zotët dhe ti kuptojnë vuajtjet tuaj. Të persekutuarit do të jenë gjithmonë vlerë kombëtare… Ata janë e Shkuara, e Tashmja, e Ardhmja…”. FLAKA